Cagliero11gennaio2013-alb


Cagliero11gennaio2013-alb



1 Page 1

▲back to top


Nome società
Titolo n otiziario
Buletini i Animimit Misionar Salezian
Publikim i Dikasterit për Misionet për Bashkësitë Saleziane dhe miqtë e misionit Salezia
F ort të dashur Salezianë dhe
miq të misionit salezian,
në këtë fillim të janarit të vi-
tit 2013 ju uroj një vit plot Dritë!
Jemi duke jetuar Vitin e Fesë, një
periudhë hiri. Porsi bijë të vërtetë
të Don Boskos duam të jetojmë
gjithmonë me një ndjenjë të thellë
Kishtare. Tema e Ditës Misionare sa-
leziane, 'Rrugëtimi i fesë në Afrikë',
na ndihmon të ecim brenda Vitit të
Fesë: rrëfimet e katekumenatit, mo-
deleve të katekistëve, na ndihmojnë
t’i frymëzohemi bashkësive të reja
të krishtera.
Falënderoj me gjithë zemër të gjithë
bashkëvëllezërit që ndodhen në
Afrikë që na kanë afruar me dinami-
kat e një “mushkërie të madhe
shpirtërore për njerëzimin” në mes
të botës që përballet me një krizë
feje dhe shprese (Benedikti XVI Afri-
cae Munus, 13).
Në Vitin e Fesë ju ftoj ta jetoni
lutjen për Ditën Misionare Saleziane
2013: «Jezus, ec me mua, Jezus
qëndro me mua... Më bëj dëshmita-
rin tënd!».
D. Václav Klement, SDB
Këshilltar për Misionet
Dita Misionare Salesiane
2013
Një “kairos” për Afrikën dhe Madagaskarin
N jë gjë që i bën përshtypje të gjithë atyre që vizitojnë Afrikën
është numri i kinezëve të pranishëm në këtë kontinent. Dikush
ka përllogaritur se janë të paktën 25 milionë kinezë në Afrikë! Disa
prej këtyre, në mënyrë të veçantë të rinjtë, frekuentojnë qendrat
tona dhe oratoret kryesisht për sportin dhe ndonjëherë edhe për të
“shijuar” disa nga kremtimet tona liturgjike. Ndoshta ndonjëherë
shndërrohen në shënjestër të shakave tona. Gjithsesi, nëse e anali-
zojmë më thellë këtë situatë me një ndjeshmëri misionare, bëhet
krejtësisht e qartë që shumë prej tyre, për të mos thënë pjesa më e
madhe, nuk e kanë dëgjuar Ungjillin dhe as Jezu Krishtin.
Është një koincidencë e bukur që nëntorin e kaluar (nga 5 deri 9)
ditët e studimit mbi shpalljen e Krishtit në Afrikë dhe Madagakar,
janë zhvilluar në Adis Abeba, në Etiopi, dhe që Dita Misionare Sale-
ziane e këtij viti 2013 përqendrohet mbi shpalljen e Krishtit në
Afrikë. Këto dy evenimenti na shtyjnë të shikojmë përreth nesh me
zemrën visionare të Don Boskos!
Me sytë misionare të Don Boskos shikojmë përreth nesh “urgjencën
për t’ia shpallur Lajmin e Mirë miliona personave në Afrikë që nuk
janë ungjillëzuar ende” (Ecclesia in Africa, 47). Është e rëndësishme,
prandaj, të ngjallim interes për Jezu Krishtin mes atyre që nuk e
njohin, dhe ta rigjallërojmë fenë e të krishterëve afrikanë që janë
bërë të vakët në fenë e tyre.
Papa Benedikti XVI ka ftuar të rimerret “zelli e fillimive të ungjillëzi-
mit të kontinentit afrikan” (Africae munus, 164). Ky zell misionar i
hapë sytë tanë mundësive misionare të pranisë së popullit kinez në
Afrikë. Në fakt, këtu i kemi të gjitha mundësitë për të shpallur Ung-
jillin që Kisha në Kinë nuk i ka! Testamenti i Ri përdor termin
“kairos” për të përshkruar “kohën e përcaktuar në projektin e Hyjit”,
momenti në të cilin Hyji vepron (si për shembull, në Ungjillin e Mar-
kut 1,15). Jam i bindur se duhet t’i përgjigjemi kësaj kohe të vizitës
së Hyjit. Është për këtë arsye që i kam ftuar inspektorët e Rajonit
afrikan, gjatë takimit tonë të fundit, t’ia bëjë të njohur atë çka Hyji
është duke na thënë sot përpara një pranie të fortë të popullit kinez.
Jam i sigurt se të korrura të bollshme na presin nëse i përgjigjemi me
guxim misionar këtij “kairos” për Kishën dhe Kongregatën në Afrikë
dhe Madagaskar!
P. Guillermo Basañes, SDB
Dita Misionare Saleziane e përvitshme, kremtohet në një datë të zgjedhur nga çdo Inspekto-
ri, dhe synon të ndihmojë çdo salezian, çdo bashkësi edukative-baritore dhe krejt Familjen
Saleziane për të njohur angazhimet e ndryshme misionare të Kongregatës, t’i hapë sytë rea-
liteteve të reja misionare, të tejkalojë çdo lloj tundimi për t’u mbyllur brenda territorit ose
kontekstit në të cilin ndodhet dhe të kujtojë frymën universale të përshpirtërisë saleziane.
Këtë vit tema është: “Rrugëtimi i fesë në Afrikë”. Kremtimi i Ditës Misionare Saleziane
është pikë kulmore (pas një itinerari edukativo-baritore nëpërmjet nismave të ndryshme të
zhvilluara në disa javë) dhe shprehje e shpirtit misionar e gjithë Bashkësisë Edukative-
Baritore të mbajtur të gjallë gjithë vitin.
Video:
http://www.sdb.org/en/SDB_webTV/Sectors/SMD_2013

2 Page 2

▲back to top


Një afrikan… misionar në Afrikë
M e origjinë nga Republika Demokratike e Bongos, kam lindur në një familje katolike. Kam tatua Jezusin
me nismë të nënës sime… Një ditë, ndërsa po ecja përballë një kishe, nëna ime më tha: "Biri im, eja të
shkojmë të përshëndesim Jezusin në Kishë…”. Nuk po kuptoja asgjë; me të hyrë në kishë e pashë tek po
gjunjëzohej dhe të bënte shenjën e kryqit. Ky gjest më shënjoi, dhe pikërisht nga ai moment fillova të ndjeja pra-
ninë e Hyjit në jetën time.
Periudha mes vitit 1990 dhe 1992 qe një moment shumë i vështirë. Në Vendin tim shumë fëmijë u gjetën të brak-
tisur. Duke i takuar këto fëmijë në rrugë, në zemrën time filluan të lindnin disa pyetje: «Përse vuajnë këto fëmijë?
A mos vallë janë braktisur nga Jezusi?». Fjala e Jezusit u rikthye në thellësi të zemrës sime: “Çkado bëtë për
njërin ndër këta vëllezërit e mi e më të vegjël, e bëtë për mua" (Mateu 25,40). Kisha vendosur të sakrifikoja jetën
time për t’i shërbyer fëmijëve që vuajnë. Në këtë mënyrë pati fillesë edhe thirrja ime misionare.
Me të mbërritur në para rishtarinë saleziane gëzimi im ishte i pamasë kur Inspektori më dërgoi të punoja me fë-
mijët në vështirësi. Pastaj bashkëndava me drejtorin tim thirrjen misionare që ndjeja brenda zemrës. Drejtori më
këshilloi ta shprehja këtë dëshirë misionare sapo të kisha filluar rishta-
rinë. Gjatë periudhës së rishtarisë Magjistri më inkurajoi fortësisht në
këtë thirrje dhe me këshilloi ta vazhdoja. Gjatë studimeve të filozofisë
i shkrova Rektorit Madhor: Don Vecchi pranoi kërkesën time dhe më
dërgoi në Inspektorinë Afrikane, në pjesën frankofone lindore, që
është e përbërë prej 7 Shtetesh. Kam punuar në Togo për dy vite gjatë
praktikës. Pas shugurimit meshtarak kam qenë përgjegjës i shtëpisë së
fëmijëve në vështirësi dhe i baritores rinore të Abidjan-it, Bregut të
Fildishtë. Nga viti 2010, gjindem në Ouagadougou, Burkina Faso, mes
fëmijëve të Belleville, ku kemi nisur një prani të re saleziane.
Gjatë këtij rrugëtimi misionar, kam hasur vështirësi të ndryshme që
bëjnë pjesë në këtë gëzim të madh që është në shpalljen e Jezusit:
kam pasur vështirësi të përshtatem qoftë me gjuhën, qoftë me klimën.
Por gëzimi im më i madh ka qenë të takoja vëllezërit dhe motrat e
Afrikës lindore, që janë shumë të ndjeshëm ndaj një afrikani që është misionar në Afrikë. Më ka mbetur në mend-
je dëshmia e disave prej tyre që shpreheshin me fjalë të tilla si: «Ti je afrikan dhe ti e lë Vendin tënd, prindërit e
tu, miqtë e tu dhe vjen të qëndrosh dhe të jetosh me ne. Duke bërë këtë gjë ti je me të vërtetë vëlla dhe bir i yni.
Mos ki frikë, ne jemi me ty në këtë mision që Hyji të ka besuar mes nesh».
Do të doja të ftoja të rinjtë Salezianë të mos kenë frikë t’i përgjigjen thirrjes misionare që Hyji i bën atyre: Hyji
ka nevojë për ty në këtë botë, dëshiron që ju të jeni dëshmitarë deri në kufinjtë e botës. Jetoni misionin kudo
ndodheni. Jini faqja e Ungjillit që tërheq të rinjtë në jetën misionare!
D. Albert Kabuge
kongolez, misionar në Burkina Faso
KËRKOHEN MISIONAR TË RINJ > OQEANI
Inspektoria >
AUL - Australia
Gjuha
>
Anglisht, Gjuha e të migruarve
Shënime
>
Shoqëri e shekullarizuar, multikulturore. Pak Salezianë të rinj, vepra edukuese (shkollë,
qendër rinore), baritore të të migruarve.
Synimi Misionar Salezian
ILM - Inspektoria e Lindjes së Mesme
Për bashkëvëllezërit e pranishëm në shtatë Shtetet e Inspektorisë ILM dhe për ba-
shkëpunëtorët e tyre laikë, në mënyrë që të mund të kryejnë mes vështirësive të
shumta, me fe, guxim dhe durim, misionin salezian si edukatorë dhe ungjillizues.
Një Inspektori e lindur me pranitë e Atë Antonio Belloni në Tokën e Shenjtë (1893), të vendo-
sur pastaj në Egjip (1896), Turqi (1903), Iran (1937), Siri (1948), Liban (1952). Në Janar të vitit
2012 ILM-ja mikëpret inspektorin e parë me origjinë arabe, atë Munir El Rai, sirian. Tani janë 33 bashkëvëllezër vendas
(Egjipt 15, Siri 13, Liban 3, Iran 1, Irak 1) dhe 75 misionarë të ardhur nga Shtetet e mëposhtme: Itali 42, Indi 7, Poloni
6, Vietnam 3, Spanjë 2, Maltë 2, Kili 1, Haiti 1, Filipine 1, Kenia 1, Mali 1, Meksikë 1, Paraguaj 1, Slloveni 1, Timor Lin-
dor 1, Venezuelë 1, SHBA 1; pjesa më e madhe e tyrë janë të moshës së tretë. Shumëllojshmëria e gjuhëve, kulturave,
besimeve dhe riteve të ndryshme të krishtera, vështirësitë që rrjedhin si pasojë e origjinës shoqërore dhe situata e kon-
flikteve të ndryshme me armë e bëjnë misionin tonë edukativo-ungjillizues aspak të lehtë.
.
Mund të gjesh numrat paraardhës të “Cagliero 11” në purl.org/sdb/sdl/Cagliero